Lidhje

Uragani Katrina: reagimet nga bota


Vende të shumta të botës po reagojnë ndaj skenave tronditëse të Nju Orleansit që po shket në kaos dhe anarki duke ofruar ndihma emergjence dhe ekspertizë ndaj asaj që disa analistë e kanë quajtur një superfuqi në krizë.

Pothuajse nga çdo kontinent po vijnë ndihma humanitare, që nga Franca e cila po ofron anije, avionë dhe furnizime e deri te Sri Lanka e cila ka ofruar një ndihmë prej 25 mijë dollarësh.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha sot se kur partneri dhe miku ynë i rëndësishëm kërkon ndihmë, aleanca është e gatëshme të përgjigjet.

Shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Havier Solana tha se blloku prej 25 vendesh do të jepte çdo gjë që kërkon Uashingtoni.

Hollanda, një vend nën nivelin e detit dhe që mbështetet në një sistem digash, ka afruar dërgimin e një ekipi ekspertësh për të ndihmuar në planifikimin e rindërtimit të Nju Orleansit.

Shumë udhëheqës botërorë thonë se janë në pritje të administratës së Presidentitg Bush për t’u thënë se për çfarë kanë nevojë.

XS
SM
MD
LG