Lidhje

Presidentët Bush dhe Putin do të takohen këtë muaj në Shtëpinë e Bardhë


Zyrtarët rusë thonë se presidenti Vladimir Putin dhe Presidenti Bush do të takohen këtë muaj në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltarët e Presidentit Putin thonë se dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi një sërë çështjesh ndërkombëtare në bisedimet që do të mbahen më 16 shtator. Shtëpia e Bardhë thotë se do të nxjerrë më vonë një deklaratë për takimin.

Takimi i fundit i Presidentëve Putin dhe Bush u zhvillua në takimin e grupit të tetëshes në Skoci në korrik.

XS
SM
MD
LG