Lidhje

Banorët e Nju Orleansit kërcënohen nga përhapja e sëmundjeve


Pas uraganit Katrina, njerëzve të prekur u është dashur të përballojnë shumë rreziqe. Tani në skenë ka dalë edhe një rrezik i ri: sëmundjet, të cilat po bëhen gjithnjë e më këcënuese për banorët që nuk kanë mundur ende të evakuohen nga zona e shkatërruar.

Mijëra njerëz të zhvendosur në New Orleans, ende pa ushqim ose ujë.... Njerëz që ecin dhe pranë tyre shikojnë kufoma të lëna në rrugë... Ujërat e përmbytjeve të cilat vunë nën vete rreth 80 përqind të qytetit Nju Orleans, tani janë kthyer në një det të rrezikshëm benzine, ujrash të zeza, plehrash dhe njëkohësisht në një shtrat sëmundjesh. Ja çthotë doktoreshë Xhuli Gerberding e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. "Sëmundjet infektuese tani janë ato që lidhen me ujrat e zeza prandaj nga uji njerëzit mund të marrin infeksione që mund t’u shkaktojnë diarenë."

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve po përpiqet të parandalojë përhapjen e disa sëmundjeve. "Ne kemi dërguar më shumë se 30 njerëz në Misisipi dhe Luiziana. Një avion po dërgon vaksina në qytetin Jackson të Mississippit," tha zonja Gerberding.

Përveç sistemeve të prishura të kanalizimeve, edhe sistemet e ujit të pijshëm janë shkatërruar dhe nuk funksionojnë më. Ky është një problem i jashtëzakonshëm që kërkon vemendje të menjëhershme. Megjithatë, zyrtarët nuk mund të parashikojnë se sa kohë do të duhet para se ata të sjellin në qytet ujë të pijshëm. Ndërkohë që njerëzit e zhvendosur sëmuren, ata nuk kanë se ku të shkojnë për t’u kuruar. Spitalet e rajonit ose janë evakuuar ose janë të mbushur tej kapacitetit. Spitalet tani punojnë vetëm me bateri madje edhe bateritë janë duke u shkarkuar.

Elizabeth Rees e spitalit Charity Hospital në New Orleans, tha se gjendja atje është kritike për të sëmurët që mbahen me respirator. "Shumica e ventilatorëve punojnë me bateri, kështu që kur bateritë të mbarohen, ata do të vdesin."

Një pjesë e aeroportit ndërkombëtar Louis Armstrong në Kenner të Teksasit është kthyer në një spital të përkohshëm. Mjekë dhe infermierë nga i gjithë vendi kanë shkuar atje për të kuruar të sëmurët nga Luiziana juglindore. Disa viktima nga New Orleans-i qysh tani po shfaqin shenja të sëmundjeve që lidhen me përmbytjet.

"Dje vizitova një grua e cila tha se kishte ndenjur e shtrirë në ujë për një ditë e gjysmë. Shpinën e kishte të dëmtuar dhe lëkurën të irrituar. Kjo si rrjedhojë e ndotjes së ujit me fecet e kanalizimeve," tregon një infermiere.

Gradualisht, ndihmat po arrijnë. Në duistriktin Hancock të Misispit, trupat e Gardës Kombëtare po shpërndajnë ujë, akull dhe ushqime të gatëshme për ata që mund të shkojnë me këmbët e tyre në qendrat e shpërndarjes.

XS
SM
MD
LG