Lidhje

Inxhinierët kanë filluar të heqin ujin nga qyteti Nju Orleans


Zyrtarët e shtetit jugor të Luizianës thonë se inxhinierët kanë filluar të heqin ujin me pompa nga qyteti Nju Orleans, i cili u përmbyt një javë më parë nga uragani Katrina.

Dje, Korpusi i Xhenjerëve të Ushtrisë arriti të mbyllë digën kryesore e cila u ça si pasojë e uraganit. Inxhenjerët e forcuan digën me fletë metalike dhe me ndihmën e helikopterëve hodhën dhjetra thasë të mëdhenj me rërë për të penguar rrjedhjen e ujit.

Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se tharja e ujit mund të kërkojë disa muaj. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë shtëpi më shtëpi në Nju Orleans për njerëz të mbetur gjallë, ndërkohë që po bëhen përpjekje për të mbledhur kufomat e njerëzve që ndodhen të shpërndara kudo në qytet.

Dje, Presidenti Bush bëri një tjetër vizitë në zonat e shkatërruara nga uragani, në Luiziana dhe Misisipi. Administrata është kritikuar ashpër për reagimin e saj të ngadaltë ndaj fatkeqësisë.

XS
SM
MD
LG