Lidhje

Bashkimi Evropian bën thirrje për shtimin e prodhimit të naftës


Bashkimi Evropian u bëri thirrje vendeve prodhuese të naftës dhe kompanive të naftës që të bëjnë më shumë për shtimin e prodhimit përballë rritjes së çmimeve të benzinës, për të cilat zyrtarët evropianë thonë se përbëjnë kërcënim ndaj zhvillimit ekonomik të Bashkimit.

Në një deklaratë të bërë sot në përfundim të takimit dyditësh në Mançester të Anglisë, ministrat evropianë të financave u bënë thirrje kompanive të naftës që midis të tjerash të rrisin investimet në kërkimin, prdhimin dhe rafinimin e naftës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se rritja e çmimeve të naftës pas Uraganit Katrina mund të zvogëlojë rritjen ekonomike në zonën e euros nga 1,3 përqind që ishte parashikuar në 1 përqind.

XS
SM
MD
LG