Lidhje

Uragani Katrina, më pak viktima nga sa mendohej


Zyrtarët amerikanë që mbikqyrin përpjekjet e shpëtimit në zonat e goditura nga uraganit Katrina, thonë se ekipet po gjejnë më pak trupa nga sa prisnin.

Në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News Sunday, Nënadmirali i Rojes Bregdetare, Tad Allen, tha se është e vështirë të bëhet një vlerësim përfundimtar për numrin e të vdekurve nga uragani.

Por admirali u bashkua me zyrtarët që thonë se parashikimet për një numër viktimash deri në 10 mijë vetë, mund të mos jenë të sakta.

Ndërkohë që vazhdon tharja e ujit, autoritetet vazhdojnë kërkimin e trupave në qytetin e New Orleansit.

Deri tani numri të viktimave në mbarë rajonin është 400, 154 prej të cilëve vetëm në New Orleans.

Presidenti Bush i vizitoi përsëri të djelën rajonet e goditura nga uragani, si dhe vëzhgoi nga afër përpjekjet në terren. //az//

XS
SM
MD
LG