Lidhje

Presidenti Bush rikthehet në rajonet e prekura nga Katrina


Presidenti Bush mbrojti përsëri përgjigjen fillestare të qeverisë federale ndaj uraganit Katerina, duke thënë se është indinjuese të pretendosh se angazhimi amerikan në luftën e Irakut ka krijuar mungesën e trupave për të ndihmuar viktimat e kësaj fatkeqësie natyrore.

Zoti Bush bëri një turne nëpër rrugët e përmbytura të qytetit të New Orleansit gjatë vizitës së tij të tretë në shtetin Luiziana brenda dy javësh. Presidentit iu bënë pyetje nga gazetarët lidhur me përgjigjen e tij ndaj uraganit dhe ai tha se do të ketë mjaft kohë për të analizuar me gjakftohtësi ngjarjen dhe për të nxjerrë mësime prej saj.

Pas uraganit Katerina mbështetja e publikut për zotin Bush ka rënë në nivelin më të ulët gjatë gjithë presidencës së tij. Zoti Bush tha se varet nga banorët e New Orleansit për të përcaktuar se si duhet të duket qyteti pasi kriza të ketë marrë fund dhe qeveria federale do t’i ndihmojë ata.

Numri zyrtar i të vdekurve nga uragani Katerian qendron tani në më shumë se 400 vetë, duke përfshirë edeh 197 trupa që u gjetën në Luiziana dhe mbi 200 në Mississippi, por pritet të ngrihet edhe më tej.

XS
SM
MD
LG