Lidhje

Kontrolli i Lartë i Shtetit - shkelje në Ministrinë e Transportit


Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e Ministrisë së Transporteve ka konstatuar një seri shkeljesh ku pjesa më e madhe ka të bëjë me fondet e përdorura për infrastrukturën rrugore dhe ku përgjegjësia kryesore ka rënë mbi drejtorinë e përgjithshme të rrugëve.

Shkeljet e vërejtura kanë të bëjnë me aspekte ligjore, në respektimin e procedurave por dhe me mënyrën e përdorimit të fondeve për investime. Kështu Kontrolli i Lartë ka vërejtur mospërdorim të fondeve për rrugën Durrës Kukës Morinë, investime të bëra me prokurim të drejtpërdrejt duke shmangur sipas raportit, konkurrencën e për pasojë përdorim të fondeve pa ekonomicitet.

Fonde prej disa milion dollarë të destinuara për investime për rrugët nacionale janë zhvendosur për rrugë rurale. Dëmet në investimet në Ministrinë e Transporteve sipas raoprtit shkojnë në 80 mijë dollarë, ndërsa për të paktën 12 tendera të zhvilluara në këtë ministri, kontrolli i lartë deklaron se ka shkleje të procedurave. Po kështu për dëme me vlerë disa qindra mijë dollarë flitet edhe për investimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Një shembull për këtë është një investim prej 1 milion e gjysëm dollarë në rrugën Zall Herr, i cili sipas kontrollit të lartë konsiderohet një shpenzim i shkuar dëm pasi nuk janë zbatuar kushtet teknike Para të hedhura dëm vecanërisht në përdorimin e fondit për mirëmbajtjen e rrugëve. Këto fonde vlerësohet se nuk do të kenë efektivitet dhe jetëgjatësi në ruajtjen e parametrave teknik. Të paktën 1 milion dollarë të investuara në rrugë kombëtare dhe rurale konsiderohen si shpenzim i shkuar dëm, pasi sipas raportit, efektiviteti i investimeve të kryera nuk mund të arrihet përmes mirëmbajtjes së tyre pasi cdo investim i tillë mbi një rrugë të amortizuara do të ketë efekte negative ekonomike dhe të qarkullimit në periudhën pas investimit.

Pesë drejtues të lartë, mes të cilëve ish drejtori dhe drejtoresha aktuale e përgjithshme e rrugëve, dhe 8 punonjës të tjerë të jashtëm që kanë mbikqyrur dhe kolauduar punimet janë denoncuar dhe për ta është bërë kallzim penal në prokurori, ndërkohë që masa më të lehta janë rekomanduar për shumë të tjerë.

XS
SM
MD
LG