Lidhje

Kushtetuta e BE-së pezull


Presidenti i Komisionit Evropian thotë se nuk pret që Bashkimi Evropian të miratojë një kushtetutë brenda dy apo tri vjetësh. Por Jose Manuel Barroso tha në një konferencë shtypi në Bruksel se fakti që nuk do të ketë një kushtetutë evropiane në të ardhmen e afërt, nuk do të thotë se BE-ja mund të paralizohet.

Zoti Barroso, i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, thotë se BE-ja mund të funksionojë në bazë të traktateve dhe marrëveshjeve ekzistuese. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian e pezulluan çështjen e kushtetutës pasi votuesit francezë dhe hollandezë e hodhën poshtë dokumentin e në fillim të këtij viti.

Kushtetuta kishte si synin përcaktimin më të saktë të procesit të vendim-marrjes dhe forcimin e institucioneve. Por që të hyjë në fuqi ajo duhet të ratifikohet nga të 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG