Lidhje

Shqipëri: Komisioni Parlamentar i Ekonomisë debaton për përgjysmimin e taksave


Në Shqipëri vendimi i qeverisë për të përgjysmuar taksat për biznesin e vogël ka shkaktuar sot debate të ashpra në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Për opozitën e majtë vendimi është i papërgjegjshëm dhe prek direkt pushtetin vendor. Përfaqësuesit e majtë në komision braktisën mbledhjen në shenjë proteste. Ndërsa e djathta në pushtet premton kompensim të humbjeve për pushtetin vendor në buxhetin e vitit të ardhshëm. Shqetësim për këtë vendim është shprehur dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit ulja e taskave nuk mund të kompensohet nga vjelja e gjobave të prapambetura.

Nuk rreshtin debatet për vendimin e qeverisë së kryeministrit Berisha për uljen e taksave për biznesin e vogël. Përplasje të ashpra pati sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku përfaqësuesit e majtë u rreshtuan qartazi kundër duke përmendur ai argumenta faktin që buxheti I vitit 2005 po ndryshohet pa marrë parasysh balancimin e tij për shkak të humbjes prej afër 10 milion dollarë që sjell ky vendim. Ata kërkuan që të merrej dhe mendimi i përfaqësuesve të pushtetit vendor i cili preket direkt nga kjo masë.

Socialistët dhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim braktisën mbledhjen në shenjë proteste. Pak çaste më vonë kundërshtime të tjera erdhën nga kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama sipas të cilit përfitimet reale të biznesit të vogël janë shumë më të pakta se humbjet që pëson komuniteti. Ai shpjegoi se vetëm bashkisë së Tiranës do ti mungojnë 4 milion dollarë të cilat nuk do të mund të përdoren për shtrimin dhe hapjen e rrugëve apo për gjelbërimin në kryeqytet, pasi nuk është parashikuar asnjë kompensim për pushtetin vendor.

Nga ana e tyre si kryetari i Komisionin të Ekonimisë demokrati Edmond Spaho ashtu dhe Zëvendësministri i Financave Florian Mima deklaruan se të ardhurat në buxhet nuk do të preken, se qeveria do të operojë me grante ndaj pushtetit vendor dhe se diferencat që do të rezultojnë për bashkitë do të përfshgihen në buxhetin e vitit 2006.

Sipas qeverisë shqiptare vendimi për përgjysmimin e taksave do të ketë efekte positive në hapjen e vendeve të reja të puynës, nxitjen e zhvillimit të biznesit dhe hapjen e shumë biznesve të reja. Por i shqetësuar është dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me të cilin qeveria nuk është konsultuar pavarësisht se për çdo masë të re memorandumi i përbashkët e parashikon një gjë të tillë.

Sipas Fondit Monetar masa të tilla duhet të marrin në konsideratë impaktin në ekonomi pasi ekziston rreziku që kompanitë të raportojnë xhiro më të vogla që të përfitojnë nga kjo masë. Nga ana tjetër ulja e taksave , sipas Fondit Monetar nuk mund të kompensohet nga mbledhja e gjobave që kanë qenë po nuk janë grumbulluar më përpara dhe nuk duhet të ketë kthim prapa në hapat e decentralizimit. Pushtetit vendor sipas këtij institucioni, duhet ti jepen burime të veta të të ardhurave tatimore dhe jo thejsht të marrë trasferta direket nga qeveria qëndrore.

XS
SM
MD
LG