Udhëheqës botërorë dhe diplomatë përshëndetën laureatin e çmimit Nobel Mohamed ElBaradei dhe organizatën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
Në Paris presidenti francez Jacques Chirac citoi rolin e tyre në kërkim të paqes dhe sigurisë ndërsa kryeministri britanik Tony Blair tha se çmimi nxjerr në pah rëndësinë e punës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Kancelari gjerman Gerhard Shrëder e quajti çmimin njohje të qëndrimit të zotit ElBaradei në bisedimet bërthamore me Iranin. Në Washington Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e quajti çmimin të merituar dhe tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të punojnë me agjencinë për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore.
Por grupi ambjentalist, Greenpeace tha se nxitja e agjencisë për reaktorë bërthamorë minimizon përpjekjet e saj për të kontrolluar përhapjen e armëve bërthamore.