Lidhje

Përparësitë e punës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara


Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u organizua në shtator një takim i pashembullt, në të cilin morën pjesë 151 kryetarë shtetesh dhe drejtues qeverish. Korrespondenca në vazhdim i hedh një vështrim rezultateve të këtij takimi të nivelit të lartë.

Qëllimi i takimit ishte shënimi i 60 vjetorit të OKB-së dhe riafirmimi i zotimit të bashkësisë ndërkombëtare të vitit 2000, për të luftuar varfërinë, për të zhdukur urinë, për të luftuar virusin Hiv dhe Sidës dhe për të ulur vdekshëmrinë tek fëmijët, të ashtuquajtura Objektiva të Mijëvjeçarit për Kombet e Bashkuara.

Përveç këtyre, në takim ishte në plan të miratoheshin reforma rrënjësore për të shndërruar OKB-në në një organizatë më të përshtatshme për t’iu përgjigjur problemeve të shekullit të 21. Sipas analistëve, takimi 3 ditor solli disa elementë pozitivë, zhgënjime si edhe disa zhvillime të papritura. Një nga këto zhvillime ishte kur presidenti Bush miratoi planet e OKB-së për zhvillim: “Ne jemi të përkushtuar ndaj Objektivave të Mijëvjeçarit për zhvillim. Ne kemi një detyrë morale për të ndihmuar të tjerët dhe për të siguruar efektshmerinë e veprimeve tona," tha presidenti Bush.

Shumë analistë thanë se Presidenti Bush nuk ka shpehur asnjëherë më parë kaq mbështetje për OKB-në. Disa organizata joqeveritare thonë se janë të zhgënjyera për faktin se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera kundërshtojnë planin e OKB-së që vendet e zhvilluara të japin 0,7 % të prodhimit të tyre të përgjithshëm kombëtar për të ndimuar vendet në zhvillim. Dokumenti përfundimtar i takimit të nivelit të lartë të OKB-së, nuk përfshin një zotim konkret kuotash për vendet e industrializuara, por thjesht organizata përshëndet faktin se shumë vende të zhvilluara përpiqen të arrijnë quotën prej 0,7 %.

Udhëheqësit ranë gjithashtu dakord të zëvendësojnë Komisionin për të Drejtat e Njeriut me një Këshill të të Drejtave të Njeriut. Stjuart Patrik, ekspert për çështje të OKB-së thotë se ky është një hap pozitiv. “Është qenësore që të eliminohet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i cili ka lejuar anëtarësimin e shteteve si Kuba, Libia dhe Sudani, vetë shkelës të të drejtave të njeriut. Madje këto shtete kanë patur edhe poste drejtuese në një komision,” tha analisti Patrik.

Megjithatë, shumë ekspertë thonë se nuk është ende e qartë se cilët shtete do të anëtarësohen në Këshillin e ri për të Drejtat e Njeriut. Nensi Soderberg, ish përfaqësuese amerikane në OKB, thotë se pas negociatave të shumta, Jan Eliason, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, u ngarkua me detyrën e përfundimit të negociatave për krijimin e Këshillit. “Shumë vende nuk janë ende gati, për të pranuar një organ me një mandat të fortë pasi kanë frikë se komuniteti ndërkombëtar do t’i vëjë në shënjestër,"tha zonja Soderberg.

Analistët thonë se një nga dështimet e takimit të Nju Jorkut ishte paaftësia për të rënë dakord për reformimin e Këshillit të Sigurimit. Zonja Soderberg thotë se Këshilli i Sigurimit duhet të pasqyrojë botën e sotme dhe shtetet e fiqishme të vitit 2005 nuk janë patjetër ato të vitit 1945, kur u krijua Organizata e Kombeve të Bashkuara. Pjesëmarrësit në takim nuk pranuan propozimin e zotit Anan për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, nga 15 në 24 vende anëtare. Majkëll Doill, ish-zyrtar i OKB-së, thotë: DOYLE “Zgjerimi i Këshillit të Sigurimit nuk do të thotë përmirësimi i tij. Përfshirja e 9 anëtarëve të rinj do ta bënte më të vështirë marrjen e një vendimi," tha zonja Sodergerg.

Anëtarësimi në Këshillin për të Drejtat e Njeriut, zgjerimi i Këshillit të Sigurimit e reforma të tjera janë shtyrë, në pritje të negociatave të mëtejshme. Ekspertët thonë se është qënësore për OKB-në të bëjë ndryshime në mënyrë që të vazhdojë të jetë një e efektshme në arenën ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG