Lidhje

Afganistan: Katër shtetas britanikë plagosen në një sulm vetëvrasës në Kandahar


Një sulm vetëvrasës me bombë në Kandahar të Afganistanit plagosi katër shtetas britanikë duke përplasur makinën e tij me lëndë plasëse në automjetin e tyre. Autori i sulmit u copëtua nga shpërthimi. Një zyrtar vendor u tha gazetarëve se dy nga britanikët janë në gjendje të rëndë. Ata ishin pjesë e një skuadre britanike që vizitonte Kandaharin për të ndihmuar qeverinë vendore me një projekt të doganave. Ky ishte sulmi i dytë vetvrasës në qytetin jugor brenda më pak se një jave.

Të mërkurën, një makinë bombë që kishte në shenjestër trupat kanadeze vrau një fëmijë afgan kur shpërtheu. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi vdekjen e 200-të në Afganistan që kur hynë trupat e tyre në Afganistan para katër vjetësh për të dëbuar talebanin dhe al-Qaeden. Një shpërthim në anë të rrugës vrau një ushtar amerikan në provincën e Hemlandit ditën e premte.

XS
SM
MD
LG