Lidhje

Amnesti International i bëri thirrje BE-së ta ndryshojë rrënjësisht politikën për refugjatët


Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Amnesty International thotë se vendet e Bashkimit Evropian po i shmangen detyrimit për mbrojtjen e refugjatëve dhe po përqendrohen tek përpjekjet për t’i mbajtur ata jashtë kufijve të BE-së.

Amnesty International i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta ndryshojë rrënjësisht politikën për refugjatët, të cilën kjo organizatë e quajti të gabuar.

Organizata e bëri thirrjen para takimit të nesërm të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg për çështje të refugjatëve. Ministrat pritet gjithashtu të diskutojnë mbi valën e fundit në rritje të emigrantëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në enklavat afrikano-veriore të Spanjës, për të kaluar pastaj në Evropë.

Spanja ka filluar të dërgojë mbrapsht në Marok të gjithë emigrantët afrikanë që hyjnë ilegalisht në enklava. Amnesty International thotë se Spanja mund të jetë duke shkelur angazhimet e saj të Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtare.// lk

XS
SM
MD
LG