Lidhje

Sadam Husein në gjyq për masakrën e al-Dujailit


Presidenti i përmbysur irakian Sadam Hussein del nesër në gjyq në çështjen lidhur me 140 persona të vrarë në qytetin al-Dujail të Irakut në vitin 1982. Ish-diktatori dhe shtatë anëtarë të qeverisë së tij akuzohen se kanë urdhëruar masakrën pasi Saddami i shpëtoi një atentati në këtë qytet. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen të gjithë me vdekje.

Sadami po përballet edhe me gjashtë akuza të tjera paraprake, që kanë lidhje me incidente në Irak dhe me pushtimin e Kuvajtit. Irani ka kërkuar që ai të akuzohet për krime lufte për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve gjatë luftës Iran-Iraq në periudhën 1980-1988.

Organizata Amnesty International ka dërguar vëzhgues në Bagdad për të vlerësuar sesa i papanshëm është procesi. Organizata tjetër Human Rights Watch thotë se nuk janë krijuar kushtet e nevojshme që të akuzuarit të mund të mbrohen.

XS
SM
MD
LG