Lidhje

Shqipëri: Analizë ekonomike dhe mjedisore e parkut energjitik të Vlorës


Në Shqipëri u mblodh Komiteti Ndërministror i ngritur me urdhër të kryeministrit Sali Berisha për të shqyrtuar dhe analizuar aspektet ekonomike dhe mjedisore të projektit të parkut energjitik të Vlorës.

Parku është ngritur kohë më parë me vendim të qeverisë së ish kryeminisrit Fatos Nano dhe parashikon ndërtimin e një Termocentrali, për të cilin ka patur debate të shumta. Në takimin e parë me Bankën Botërore, kryeministri Berisha kërkoi rishikimin e projektit dhe mundësinë e zhvendosjes së tij.

Sot Komiteti dëgjoi përfaqësuesin e Agjensisë Kombëtare të Energjitikës i cili e mbrojti projektin. Sipas tij projekti i termocentralit i është përmbajtur normave ndërkombëtare teknologjike dhe të mjedisit.

Përfaqësues ambientalistë e kundërshtuan sërish projektin duke thënë se ai mund të ketë pasoja negative mbi mjedisin dhe mbi zhvillimin e turizmit në bregdetin vlonjat. Komiteti ndërministror duhet të dale me nje vendim ne fund të muajit nentor.

Ministria e Jashtme do të rishikojë legjislacionin për dhënien e pasaportave diplomatike

Ministri i jashtëm Besnik Mustafaj tha se do të rishikohet i tërë legjislacioni që ka të bëjë me dhënien e pasaportave diplomatike.

Reagimi i Ministrit erdhi pas një skandali në Itali ku policia e aeroportit të Romës arrestoi një të ri 23 vjecar, djalin e ish sekretares së ambasadës shqiptare në Paris, i pajisur me pasaportë diplomatike, të cilit iu gjendën 4 kilogram kokainë.

Ministri Mustafaj deklaroi se legjislacioni i ri duhet të ngushtojë kriteret dhe numrin e atyre që do të përdorin pasaporta diplomatike, si dhe regjimin e perdorimit. Sipas ministrit të jashtëm shteti shqiptar ka lëshuar afër 2500 pasaporta, 2 të tretat e së cilave janë tashmë jashtë afateve ligjore të përdorimit.

XS
SM
MD
LG