Lidhje

Fushatë e re e OKB-së kundër virusit HIV/ Sidës tek fëmijët


Organizata e Kombeve të Bashkuara po fillon një fushatë globale e cila përqëndrohet tek ndikimi që ka virusi HIV dhe SIDA tek fëmijët. Agjencitë e OKB-së UNICEF dhe UNAIDS thonë se më pak se 5 për qind e fëmijëve të infektuar me virusin HIV i kanë mundësitë për t’u mjekuar me ilaçet e nevojshme dhe miliona fëmijë kanë humbur prindërit për shkak të SIDË-s.

Agjencitë thonë se çdo minutë një fëmijë vdes për shkak të një sëmundjeje që ka të bëjë me SIDË-n dhe një tjetër infektohet me virusin HIV. Agjencitë e ndihmave thonë se rajoni me numrin më të madh të të infektuarve është Afrika Nën-Sahariane, ku thuhet se ka më tepër se 85 për qind të fëmijëve të botës nën moshën 15 vjeç të infektuar me virusin HIV.

Mes synimeve të fushatës 5-vjeçare të OKB-së janë parandalimi i transmetimit nga nëna tek fëmijët, masat për të mos lejuar infektimin e të rinjve, përmirësimi i kushteve për të mundësuar përdormin e mjekimeve dhe sigurimi i mbështetjes për fëmijët, që vuajnë për shkak të SIDË-s.

XS
SM
MD
LG