Lidhje

Indi: Shpërthime të fuqishme vrasin 31 vetë


Një seri shpërthmesh të fuqishme në Nju Delhi shkaktuan vdekjen e 31 personave dhe plagosjen e mbi 70 të tjerëve.

Policia thotë se shpërthimi i parë ndodhi të shtunën në një treg të qytetit Paharganxh të mbushur me njerëz në prag të festës më të madhe hindu të Indisë, Divali.

Tregu ndodhet shumë pranë stacionit kryesor hekurudhor të Nju Delhit.

Pas disa minutash, një shpërthim i dytë tronditi një treg tjetër në jug të Nju Delhit.

Shpërthimi i tretë ishte në një autobuz dhe një shpërthim i katërt ndodhi në një treg tjetër, por jo shumë të populluar. Autoritetet thonë se shpërthimet duket se ishin të bashkërenduara. Ende nuk dihet kush është përgjegjës për to. //az//

XS
SM
MD
LG