Lidhje

Irak: Vritet në pritë vëllai i njërit prej nënpresidentëve të vendit


Autoritet në Irak thonë se vëllai i një prej dy nënpresidentëve të Irakut u vra gjatë një prite në Bagdat. Këshilltari i kabinetit Ghalib Abdul Mehdi, që është vëllai i nënpresidentit shi’it Adel Abdul Mehdi, dhe shoferi i tij, u vranë në makinën e tyre. Dega e al-Kaidës në Irak mori përgjegjësinë për vrasjet.

Në një incident tjetër, policia thotë se zëvendës ministri i tregëtisë Dawoud Hassan u plagos gjatë një prite po në Bagdat.

Nga zhvillimet e tjera, Pentagoni njoftoi se që nga janari i vitit 2004, 26 mijë civilë irakianë janë vrarë ose plagosur, si rezultat i sulmeve të kryengritësve. Në njoftim thuhet se ndërsa 80 përqind e sulmeve drejtoheshin kundër forcave amerikane, 80 përqind e të vrarëve janë mes irakianëve.

XS
SM
MD
LG