Presidenti Bush i ka dhënë urdhër gjithë personelit të Shtëpisë së Bardhë të ndjekin një cikël të ri kursesh mbi etikën, pas ngritjes së akt-padisë së një zyrtari të lartë. Në një urdhëresë të brendshme të bërë publike sot, Presidenti Bush u ka kërkuar gjithë zyrtarëve të ndjekin kursin ku do të shpjegohen edhe procedurat se si duhet trajtuar informacioni sekret.
Njoftimi vjen një javë pasi shefi i kabinetit të Nënpresidentit Dick Cheney, Lewis Libby, u akuza për pengim të drejtësisë dhe dëshmi të reme. Rasti i tij kishte të bënte me hetimet rreth zbulimit të identitetit të një agjenteje të CIA-s, bashkëshorti i së cilës kishte bërë kritika rreth informacionit të zbulimit që çoi në fillimin e ndërhyrjes në Irak.
Në fjalimin e tyre të përjavshëm në radio, demokratët thanë sot se ata kanë shqetësime serioze rreth mënyrës si e trajtoi Presidenti Bush informacionin e zbulimit para lufte. Senatorja demokrate Barbara Mukulski po ashtu tha se presidenti Bush duhet të pushojë nga puna gjithë ata që janë të përfshirë në nxjerrjen e emrit të agjentes së CIA-s.