Lidhje

BE: Shqipëria më pranë mbylljes së bisedimeve të Asocim-Stabilizimit


Rezultatet mbi të ardhmen e procesit të integrimit të Shqipërisë ishin të pritshme. Nga pikëpamja teknike Shqipëria thuajse i ka mbyllur të gjitha nenet e marrëveshjes dhe ajo që Komisioni europian priste ishte çështja e zgjedhjeve. Kjo pikë nuk ka ndikuar për të shtyrë më tej bisedimet, jo aq për mënyrën se si zgjedhjet e 3 korrikut u zhvilluan por më tepër për shkak të kalimit apo transferimit të butë të pushtetit që pasoi procesin zgjedhor.

Në dokumentin e strategjisë së zgjerimit, pra jo në raportin e progresit, shkruhet se gjendja e përgjithshme politike është duke u përmirësuar, por mbeten ende sfida domthenëse. Shqipëria është politikisht më e qëndrueshme, siç dëshmoi dhe tranzicioni i butë për qeverinë e re. Megjithatë qeverisja ka nevojë të përmirësohjet në mënyrë domethënëse, vlerëson Komisioni Europian. Në dokumentet e miratuara prej tij sot, lidhur me Shqipërinë theksohet se është bërë përgjithësisht progres i mjaftueshëm në fushën e reformave thelbësore për zbatimin e marrëveshjes së ardhshme të Stabilizim Asocimit. Kjo thekson dokumenti, hap rrugën për mbylljen e bisedimeve.

Në të vërtetë si në raportin e progresit ashtu dhe në Strategjinë e Zgjerimit nuk janë përmendur afate për mbylljen e bisedimeve. Por përfaqësuesit e Komisionit europian në Tiranë, ndërsa pèrezantuan raportin, deklaruan se Komisioni di t’i rekomandojë në pranverë vendeve anëtare nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Shqipërinë.

Pra , praktikisht ashtu siç ishte paralajmëruar dhe më parë, pas më shumë se 3 vjetësh bisedimesh të tejzgjatura si asnjëherë më parë në parktikat e ndjekura me vendet e tjera, Shqipëria do të kapërcejë këtë fazë duke hyrë në një marrëdhënie të re me Brukselin. Që në momentin që Komisioni Europian bën rekomandimin për nënshkrimin e marrëveshjes, gjithçka quhet e mbyllur pasi kjo nënkupton se janë krijuar kushtet e domosdoshme. Mbetet vetëm për t’u realizuar procedura e miratimit nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian, e cila mund të kërkojë një ose dy muaj kohë.

Procedura më e zgjatur është ajo e ratifikimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit që bëhet nga secili vend anëtar në veçanti dhe mund të kërkojë ndoshta dhe më shumë se 1 vit. Por kjo nuk pengon që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Brukselit të avancojnë sipas statusit të ri i cili i paraprin kërkesës për anëtarësim.

Por edhe faza e re e marrëdhënieve me BE shfaqet me shumë sfida. Mjafton të shohësh raportin i cili është ndarë në tre kapituj një për politikën, një për ekonominë dhe një tjetër për standartet europiane dhe vihet re se Komisioni Europian kërkon një angazhim të gjthanshëm të Shqipërisë në të gjitha fushat. Kështu në vlerësimet për 19 muajt e shkuar Komsioni vlerëson se konfrontimi i theksuar ka penguar konsensusin politik në ceshtjet e reformave duke ngadalësuar progresin. Ndërsa njihet fakti se qeveria shqiptare ka hartuar disa strategji, në raport kërkohet më shumë energji dhe angazhim për t'i përdorur ato në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete. Kërkohet më shumë punë, masa dhe rezultate në funskionimin dhe transparencën e siste mit gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në fushën e ekonomisë theksohet se zbatimi dhe forcimi i të drejtës mbi pronësinë mbetet i vështirë duke dëmtuar investimet e mundshme dhe aktivitetin ekonomik. Ndërmarrjet vazhdojnë të hasin pengesa si me problemet e infrastrukturës, legjislacionin e dobët dhe zbatimi e ulët të ligjeve për taksat. Konkurrenca e pandershme për shkak të bizneseve që veprojnë në ekonominë informale mbetet problem.

XS
SM
MD
LG