Lidhje

Angela Merkel - e para grua kancelare në Gjermani


Udhëheqës të të dy forcave kryesore politike të Gjermanisë njoftuan hollësi të një marrëveshjeje koalicioni që do të sjellë në postin e kancelarit Angela Merkel-in - e para grua kancelare në Gjermani.

Zonja Merkel tha sot në një takim me gazetarë se marrëveshja do të kërkojë sakrifica që ekonomia e vendit në gjendje të vështirë të kthehet në rrugë të mbarë. Por ajo u kërkoi gjermanëve t’i japin një shans koalicionit ndërmjet partisë së saj kristiandemokrate dhe socialdemokratëve. Ajo tha se objektivi i saj është vënia e ekonomisë së ngecur gjermane në krye të Bashkimit Evropian brenda një dekade.

Programi i zonjës Merkel parashikon shtimin e buxhetit përmes rritjes së taksës mbi vlerën e shtuar në 19 për qind, përpjekjeve për pakësimin e deficitit dhe programet për uljen e papunësisë. Nëse kuvendet e të dy partive e miratojnë marrëveshjen javën e ardhshme, parlamenti do të votojë për qeverinë e re më 22 nëntor.

XS
SM
MD
LG