Lidhje

Parisi i qetë pas dy javë protestash


Zyrtarët francezë thonë se Parisi kaloi mbrëmë natën e parë të qetë pas më shumë se dy javë protestash. Ndalimi i të gjitha grumbullimeve publike kaloi pa ndonjë incident, ndërkohë që mijëra policë patrullonin rrugët gjatë ndalim-qarkullimit. Gjetkë në Francë, qindra makina u dogjët gjatë natës, por policia thotë se niveli i dhunës duket se ka rënë.

Numri i makinave të djegura mbrëmë gjatë natës në Francë ra me një të katërtën, 374 makina të djegura në mbarë vendin në natën e 17-të të dhunës. Një natë më parë, numri i tyre ishte 502. Në Paris, ku policia ishte në gjendje të lartë gatishmerie gjatë natës së djeshme, pati vetëm një incident: një pike furnizimi me karburant ju vu zjarri. Michel Gaudin është shefi i policisë: “E shtuna ishte nata që zakonisht ka patur më shumë incidente. Pavarësisht se ka patur rënie, e konsideroj dhe përsëris se është një feneomen për të ardhur keq.”

Në rajonin Ile-de-France, i cili përfshin Parisin dhe rrethinat, u dogjën rreth 76 makina, krahasuar me 86 një natë më parë. Një figurë që shefi i policisë nuk hezitoi ta quante thuajse normale për të shtunën. Sipas qeverisë lokale, zjarrëvënësit gjithashtu dogjën një dyqan me artikuj shtëpiak në Blagnac, jashtë Tolouse.

Ndërsa gjetkë në Francë, përsona që qëllonin me gurë u përleshën me policinë në Lyon, ndërsa të rinjtë përplasën makina që digjeshin në një shkollë dhe azil pleqsh në Carpentras. Nuk pati njoftime për të plagosur. “Shumica e të rinjëve që jetojnë në këto rajone dëshirojnë të jenë pjesë e shoqërisë. Ka një pakicë që nuk respekton ligjet dhe vlerat tona. Është roli i Ministrisë së Brendshme që këta njerëz që sjellin trazira të mos shqetësojnë jetën e qyetarëve tanë." Shefi i policisë tha se 212 persona u arrestuan gjatë natës.

Dhunës i është ulur intensiteti që kur qeveria deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, duke u dhënë fuqi autoriteteve lokale për të vënë në fuqi masa të rrepta sigurie si përshembull ndalim-qarkullimin për të rinjtë. Dhuna filloi në lagjen e Parisit, Clichy-sous-Bois më 27 tetor, kur rreth 100 të rinjë demostruan dhunshëm duke protestuar ndaj vdekjes aksidentale të dy adoleshentëve myslimanë, që i kishte zënë korenti ndërkohqë që po i fshiheshin policisë në një kabinë elektrike.

Dhuna e shoqëruar me vënie zjarresh dhe përleshje me policinë u shpërnda shpejt nëpër Francë në lagjet e varfëra të goditura nga papunësia. Dhuna ka detyruar Francën që të ballafaqohet me dështimin për të integruar pakicat dhe zemërimin në rritje mes komuniteteve të mëdha Afrikane dhe Arabe.

XS
SM
MD
LG