Lidhje

Kina konfirmoi rastet e para të gripit të shpendëve tek njerëzit


Kina konfirmoi rastet e para të gripit të shpendëve tek njerëzit, në dy provinca në juglindje të vendit. Një prej viktimave vdiq, një punonjëse 24 vjeçare e pularisë në provincën Anhui. Një tjetër person i infektuar me virusin, është një djalë 9-vjeçar nga provinca e Hunanit. Por zyrtarët e shëndetësisë dyshojnë se virusi vdekjeprurës H5N1 mund të jetë shkaktari i vdekjes së motrës së djalit muajin e kaluar.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se megjithë hamendjet mbi shkakun e vdekjes së vajzës nga gripi i shpnedëve, kjo nuk është e mundur të konfirmohet sipas standarteve të tyre.

Agjencia kineze zyrtare e lajmeve, Hsinhua, njoftoi sot për vdekjet dhe tha se zyrtarët kinezë kanë dhënë urdhër për vaksinimin e rreth 5 miliardë pulave të vendit. Që nga viti 2003, në vendet e Azisë Lindore kanë vdekur mbi 60 njerëz për shkak të gripit të shpendëve.

XS
SM
MD
LG