Lidhje

Të rejat ekonomike të javës


Komisioni i Senatit për Bankat, votoi të mërkurën për ta miratuar kandidaturën e Ben Bernankes si Kryetar të Rezefvave Federale. Miratimin përfundimtar duhet ta japë tani gjithë Senati. Zoti Bernanke i cili zëvendëson Alen Greenspan, premtoi të vazhdojë politikat e paraardhësit të tij. Banka Qendrore cakton shkallën e interesave për të luftuar inflacionin dhe papunësinë.

*** Senatori Frank Lautenberg i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të hetojë lidhur me drejtuesit e kompanive të naftës, rreth disa mospërputhjeve nga dëshmitë e tyre në Kongres. Gjatë dëshmive javën e kaluar drejtuesit e 5 firmave të naftës, mohuan që kompanitë e tyre të kenë zhvilluar takime të fshehta me një ekip të posaçëm për energjinë të kryesuar nga nënpresidenti Dick Cheney në vitin 2001. Por gazeta Uashington Post njofton se një dokument i Shtëpisë së Bardhë tregon se përfaqësues të firmave të naftës janë takuar me një zyrtar të lartë të ekipit.

*** Firma Sony tërhoqi nga tregu miliona disqe muzikore. Disqet përmbanin sës bashku me muzikpn një program për të mos lejuar kopjimin e tyre. Por programi shkaktonte probleme dhe mund të shfrytëzohej për të përhapur viruse. Sony kërkoi falje dhe u zotua ta përmirësonte problemin.

*** Agjencia e OKB-së për Ushqimin tha se tërmeti i muajit të kaluar në Pakistan shkaktoi një dëm prej 440 milionë dollarësh në bujqësi. Ky vlerësim i kësaj agjencie me seli në Romë, synon të ndihmojë përpjekjet e rindërtimit. Raporti thotë se tërmeti shkaktoi humbje të mëdha bagëtish gjatë shembjes së ndërtesave mbi to.

XS
SM
MD
LG