Lidhje

Izrael: Anketat tregojnë rritje të mbështetjes publike për zotin Sharon


Anketat në Izrael tregojnë se kryeministri Ariel Sharon mund të fitojë përsëri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, kur të konkurojë si kreu i partisë së re të qendrës. Zoti Sharon dha dje dorëheqjen nga Partia Likud në pushtet dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Anketat tregojnë se partia e re e zotit Sharon ka gjasa të marrë deri në 33 vende në parlamentin izraelit, ndërsa partia e tij e mëparshme Likud mund të marrë vetëm 12 deri në 15 vende. Partia Laburiste mund të fitojë deri në 26 vende.

Kryeministri tha se dha dorëheqjen nga Partia Likud si rrjedhojë e zemërimit që vazhdonin të shfaqnin ligjvënës të kësaj partie lidhur me vendimin e tij për t’u tërhequr nga vendbanimet izraelite në Rripin e Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Izrael mund të çojnë në një bllokim të përkohshëm të procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Zgjedhjet e parakohshme pritet të zhvillohen në mars.

XS
SM
MD
LG