Lidhje

Kosova, pjesa e fundit e rebusit ballkanik


Evropa Juglindore është një zonë ende e brishtë, 7 vjet pas përfundimdit të luftrave mizore për ndarjen e Jugosllavisë. Ndoshta zona më e brishtë sot është Kosova, me status ende të papërcaktuar. Këto ditë filloi procesi i përcaktimit të statusit, në se Kosova do të ketë apo jo pavarësi. Administratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, diplomati danez Soren Jessen Petersen e quan Kosovën pjesa e fundit e rebusit Ballkanik. Ballkani mund të krahasohet sot edhe me fushën e shahut.

I dërguari i OKB-së për statusin, presidenti finlandez Marti Ahtisari, bëri vizitën e tij të parë në Prishtinë, në kuadër të procesit të negociatave për të ardhmen e Kosovës.

Administratori i OKB-së, Soren Jessen Petersen thotë se shpreson që në se arrihet një zgjidhje për Kosovën, gjithë rajoni mund të fillojë procesin e integrimit në pjesën tjetër të Evropës. Kosova, thotë ai, mund të jetë pjesa e fundit e rebusit ballkanik.

Konflikti në Kosovë që filloi në fund të viteve ’90, kishte në qendër, ndarjet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve, ndarje që ende vazhdojnë.

Për zotin Jessen Petersen, Ballkani është një fushë shahu, ku shumica e lojtarëve janë nga rajoni: Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria. Por disa lojtarë kyç janë jashtë rajonit si Shtetet e Bahskuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.

Por ashtu si në një lojë shahu, çdo lëvizje ka ndikim të gjerë. Në një takim me gazetarët, zoiti Jessen Petersen u pyet në se çfarë ndikimi mund të kishte statusi i Kosovës për Malin e Zi fqinj.

“Nuk mendoj se Kosova dhe Mali i Zi duhen parë së bahsku në të njejtin kontekst. Këto janë dy çështje shumë të ndryshme. Por ajo që kanë të përbashkët është se ne të gjithë kërkojmë stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”

Ashtu si me shahun, çdo lëvizjeje në Ballkan i kushtohet vëmendje e madhe. A do të ndikojë pavarësia e Kosovës për Malin e Zi, një vend që prej kohësh po shqyrton mundësinë e shkëputjes nga Serbia? Në se Kosova bëhet e pavarur, a do të ndjekë të njejtin shembull edhe pjesa serbe e Bosnjes?

Forcat e Natos dhe të Bashkimit Evropian vazhdojnë të ruajnë paqen si në Besnje edhe në Kosovë. Në se shqiptarët firojnë pavarësinë, çfarë mesazhi do t’u çonte kjo shqipëtarëve në Maqedoni, të cilët para 4 vjetësh pothuajse kaluan në luftë civile dhe ku shumë zona në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, janë rajone të banuara tërësisht nga shqiptarë. Dhe çdo të bëhet me vetë Serbinë, vendi që fajësohet për shumicën e luftrave në ish Jugosllavi? A do të ketë edhe pjesë të tjera të Serbisë që mund të kërkojnë shkëputje?

Të ndjeshëm për pasojat e ndryshimit të kufijve, Kombet e Bashkuara duiket se kanë përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës përgjatë vijave etnike.

Zoti Jessen Petersen është optimist se mund të ndihmojë në zgjidhjen e gjëagjezës ballkanike, ku të gjitha pjesët do të përputhen me njera tjetrën, statusi i Kosovës do të zgjidhet dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor do të ecin në një harmoi relative drejt Bashkimit Evropian. Por në të njejtën kohë ai është i ndërgjegjshëm se po luan një lojë të komplikuar me shumë rreziqe përpara.

XS
SM
MD
LG