Lidhje

Presidenti Bush vazhdon përpjekjet për reforma në fushën e imigracionit


Presidenti Bush po vazhdon përpjekjet për të siguruar mbështetje për reformat në fushën e imigracionit, duke i bërë thirrje Kongresit të mbështesë propozimin e tij të debatueshëm për një program vizash pune sezonale.

Programi parashikon që imigrantëve ilegalë t’u jepen viza të përkohshme pune. Presidenti thotë se një program i tillë, do të krijonte stimuj për imigracion të ligjshëm dhe do të nxiste ekonominë. Kritikët, disa prej të cilëve nga Partia Republikane e vetë Presidentit, thonë se programi do të shërbente si amnesti për ata që kanë hyrë në vend ilegalisht.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush tha se propozimi i tij për reforma në fushën e imigracionit nuk ofron amnesti dhe nuk krijon një rrugë automatike për të marrë shtetësinë. Propozimi, thotë presidenti, parashikon që shumë imigrantë të paligjshëm të kthehen në vendet e tyre, parashikon shtimin e forcave që patrullojnë kufirin dhe elimimin e hapësirave ligjore që shfrytëzohen për imigracion të paligjshëm.

Presidenti tha se krijimi i një programi sezonal pune do të ndihmonte në pakësimin e numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë në Amerikë pa dokumente dhe do të pakësonte trysninë ndaj agjencisë së merret me kontrollin e kufirit.

XS
SM
MD
LG