Lidhje

Gjyqi i Sadam Huseinit vazhdon sot me dëshmitë ndaj tij dhe 7 të pandehurve të tjerë


Gjyqi ndaj Sadam Huseinit vazhdon sot me dëshmitë ndaj ish udhëheqësit dhe 7 të pandehurve të tjerë që po gjykohen me të si bashkëfajtorë.

Dje një prej dëshmitarëve tha se ai i njihte disa prej 140 të vrarëve në një qytet shi’it në vitin 1982, që sipas akuzës, u ekzekutuan me urdhër të ish anëtarëve të regjimit.

Dëshmitari u ndërpre prej një pandehurve, nga vëllai i Sadam Huseinit, Barzan Ibrahim, i cili e quajti dëshminë e tij gënjeshtër.

Ish udhëheqësi irakian po ashtu e ndërpreu disa herë seancën duke thirrur me zë të lartë: “Rroftë Iraku, Rroftë shteti arab”.

Një prej avokatëve të Sadam Huseinit, ish Prokurori i Përgjithshëm amerikan Remsi Klark, i bëri thirrje gjykatësit të japë urdhër për masa më të forta mbrojtëse për avokatët e mbrojtjes, dy prej të cilëve janë vrarë.

Nga zhvillimet e tjera në Irak, zyrtarët amerikanë thonë se ish Kryeministri irakian Hamza al-Zubaidi vdiq nga zemra javën e kaluar gjatë kohës që mbahej nën arrest nga amerikanët.

XS
SM
MD
LG