Lidhje

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Kenia


Kundërshtarët e presidentit të Kenias, Mwai Kibaki, kanë vazhduar protestat kundër qeverisë. Ndër protestuesit janë edhe ish Ministri i Transporteve, Raila Odinga dhe Uhuru Kenyatta, djali i të ndjerit Jomo Kenyatta, presidenti i parë i Kenias.

Presidenti i vendit e ndaloi zhvillimin e tubimeve politike pas dështimit të referendumit për kushtetutën. Pas pranimit të rezultatit për rrëzimin e projekt-kushtetutës, ai pushoi nga puna kabinetin dhe pezulloi parlamentin deri në marsin e vitit 2006. Afro dy milion e gjysëm kenianë votuan në favor të kushtetutës ndërkohë që 3, 5 milionë e kundërshtuan poshtë atë. William Ruto, një nga kundërshtarët, thotë se protestat do të vazhdojnë.

Ata që votuan kundër kushtetutës thonë se dokumenti themelor do t’i kishte dhënë më shumë fuqi presidentit. Opozita njihet si “lëvizja portokalli”, sipas frutit që gjendej në fletë-votim dhe që simbolizon votën kundër. Udhëheqësit e opozitës thonë se hedhja poshtë e propozimit për kushtetutën e re nënkupton se poplli i Kenias e ka humbur besimin në qeverinë e zotit Kibaki.

Otieno Kajwang, anëtar i parlamentit të Kenias, po bën thirrje për zgjedhje të reja. “153 zona elektorale në mbarë vendin e kanë përkrahur lëvizjen portokalli .... Mendoj se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e përgjithshme. Është koha për përmbajtje, thotë Wangari Maathai, fituesja i çmimit Nobel të paqes në vitin 2004 dhe ish zëvendës ministre e mjedisit në qeverinë e zotit Kibaki. “ Udhëheqësit duhet të heqin pengesën që ndau popullin e Kenias dhe tani kërcënon drejtësinë dhe sigurinë”, thotë ajo. “Për lëvizjen portokalli”, thotë ajo, “përulësia dhe kufizimi në fitore nuk është e lehtë, por kjo është ajo për të cilën ka nevojë vendi.”

Hedhja poshtë e kushtetutës, thotë zëdhënësi Departamentit Amerikan të Shtetit, Sean McCormack, pasqyron vullnetin e popullit të Kenias.

XS
SM
MD
LG