Lidhje

Bode: Buxheti i ri synon t'i japë qeverisjes një fytyrë më njerëzore


Në Shqipëri, komisionet e parlamentit filluarn sot shqyrtimin e plan-buxhetit të qeverisë për vitin 2006. Ekspertë të qeverisë thonë se buxheti i propozuar do t'i jape shtysë rritjes ekonomike, por opozita argumenton të kundërtën. Për të biseduar më në hollësi mbi këtë çështje, Zëri i Amerikës intervistoi për “Ditarin” Ministrin e Financave të Shqipërisë, Ridvan Pode.

Zëri i Amerikës: Sa i pasqyron buxheti i ri premtimet që Partia Demokratike bëri gjatë fushatës elektorale?

Ridvan Bode: Buxheti i vitit 2006, i përgatitur nga qeveria dhe i kaluar për diskutim në Kuvendin e Shqipërisë, në të vërtetë mbështetet tërësisht në prioritetet e deklaruara të qeverisë në programin e saj në momentin e miratimit. Ky buxhet, i bazuar në një situate stabile makroekonomike, e cila pas disa tronditjeve për shkak të fushatës elektorale, mund të rivendoset në kontroll dhe të stabilizohet, në të vërtetë reflekton të gjitha prioritetet e deklaruara dhe të marra përsipër nga ana e qeverisë. Ky projektbuxhet, gjithashtu bazohet dhe respekton marrëveshjet me insitucionet finanaciare ndërkombëtare, si dhe me të gjitha angazhimet që ka qeveria shqiptare dhe Shqipëria në kuadrin e integrimit Euratlantik. Në këtë kuadër, pra në kuadrin e premtimeve dhe të programit të qeverisë, buxheti i vitit 2006 realizon përpjekjen më të madhe të ndërmarrë gjatë 10 vjetëve të fundit, përsa i takon rritjes së qenësishme të pagave dhe të pensioneve. Kjo e bën më të domodosdoshme për t’i dhënë qeverisjes një fytyrë më njerëzore dhe buxhetit një karakter që të jetë sa më pranë njerëzve, rritja e pagave më të ulëta dhe pensioneve bëhet në përqindjet më të larta të realizuar ndonjëherë, brenda 6-mujorit të pare, pra midis periudhës 15 prill dhe15 maj; duke rritur respektivisht rrogat për punonjësit e shëndetësisë me 20 dhe 25 për qind, për arsmitarët me 20 për qind, punonjësit e tjerë me paga të ulëta të administratës publike dhe ata që ndodhen në varësi të tyre, një rritje me 15 për qind dhe për të gjithë punonjësit e tjerë publikë, përfshi këtu nënpunësit civilë, me 5 për qind, duke filluar nga muaji korrik.

Zëri i Amerikës: Zoti Bode, të qëndrojmë pak tek shifrat. Opozita ju ka kritikuar se ju keni parashikuar një rritje ekonomike prej 5 përqind, ndërkohë që ishte parashikur një rritje prej 7-8 përqind në vit për të përmbushur kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian. Cilat janë shkaqet për uljen e standardit?

Ridvan Bode: Shqipëria karakterizohet nga ritme të larta të rritjes ekonomike dhe sigurisht, që gjithnjë e më shumë në perspektivë, mundësia e rritjes në këto përmasa, vjen përherë e duke u shterruar. Ne kemi marrë angazhimin që do të ruajmë rritjen në parametrat 6-8 për qind. Rritja ekonomike e vitit 2006 refketon situatën e krizës energjetike që ka përfshirë vendin dhe pasojat që mund të përfshihen deri në vitin që vjen. Ky është një model statistikor i hartuar tashmë, edhe me asistencën e FMN-së dhe ne kemi pranuar që efektet e kësaj krize do të jenë të dukshme në tremujorin e pare në ekonomi; kjo në perspektivë do të rekuperohet, për arsye se në vitin 2002, kur ka ndodhur e njëjta krizë energjetike, ritmet e rritjes ekonomike kanë qenë shumë më të ulëta, me një rritje ekonomiek, vetëm me 2,7 për qind. Kjo është arsyeja përse parashikohet në këto parametra rritja ekonomike për vitin 2006.

Zëri i Amerikës: Një nga nevojat e vendit dhe njëkohësisht, një nga premtimet e qeverisë suaj është përmirësimi i infrastrukturës së vendit. A mendoni se janë të mjaftueshme shpenzimet e paraqitura në buxhetin e ri për mbulimin e infrastrukuturës?

Ridvan Bode: Tre kanë qenë prioritet tona të paraqitura në buxhetin e ri. Në radhë të pare deklarimi dhe ruajtja e prioritetit të thënë për arsimin dhe shëndetësinë, të cilët pësojnë rritjen më të madhe në buxhetin e vitit 2006, respektivisht me 18-20 për qind, në krahasim me vitin 2005 dhe së dyti, investimet publike. Ato rriten në krahasim me realizimet faktike me buxhetin e viti 2005 me 30 për qind, duke parashikuar nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë. Në fakt, në të gjithë këtë periudhë, me rreth 48 miliardë, ndërkohë që qëndrojnë në kontinegjencë edhe për të rritur fondin e investimeve publike, duke filluar nga muaji korrik; kjo ngaqë buxheti dhe marrëveshja me FMN-në parashikon që në fund të 6-mujorit të parë, të kemi mundësinë për të bërë një buxhet shtesë, i cili të reflektojë të gjitha tejkalimet nga parametrat e parashikuar të të ardhurave dhe ritmet e nivelit të sotëm në realizimet e doganave dhe tatimeve, na jep garanci për një buxhet shtesë, i cili do të jetë i qenëësishëm dhe i cili do të alokohet në radhë të parë për investimet publike, për të mbështetur më tej infrastrukturën nacionale dhe sidomos atë lokale rurale.

Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, një nga pikat e programit elektoral të Partisë Demokratike ishte një qeveri më e vogël dhe efikase dhe një sektor privat më i madh. Sa pasqyrohet kjo moto e partisë tuaj në buxhetin e ri?

Ridvan Bode: Në kuadrin e pakësimit të qeverisjes, buxheti pasqyron ndryshime thelbësore. Dhe kjo jo vetëm për faktin se numri i ministrive në kabinetin qeveritar është i zvogëluar me gjashtë në krahasim me qeverinë e mëparshme, por mund t’ju them se e gjithë rritja e planifikuar e pagave dhe e pensioneve është mundësuar në radhë të pare përmes shpenzimeve të bëra permes shkurtimeve operative të funksionimit të qeverisjes qendrore, pa prekur funkionimin e arsimit dhe shëndetësisë, që cilët janë konsideruar si prioritarë. Rreth 44 milionë dollarë të alokuara kryesisht përmes kësaj, i kanë dhënë buxhetit një fizionomi tjetër, dhe ne mundësojmë që në projektbuzhetin e vitit 2006, raporti mes shpenzimeve për investime kapitale dhe shpenzimeve koherente të jenë raporte 80 për qind me 20 për qind, duke pësuar shpenzimet për investime kapitale, një rritje të dukshme në krahasim me tendencën ku ka qenë më pare, me 12, 13 apo 14 për qind të buxhetit të shtetit. Pra në tërësi, pakësimi i qeverisje dhe ulja e shpenzimeve operative jep mundësinë për të bërë operacione të rendësishme përsa i takon rritjes së pagave dhe pensioneve; por nga ana tjetër, për të mbështetur edhe projektin e investimeve publike që e ka deklaruar qeverisa dhe që e ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG