Lidhje

Kryqi i Kuq kërkon mundësinë për të kontaktuar të ndaluarit nga autoritetet amerikane


Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq thotë se organizata e tij po zhvillon një debat intensiv me autoritetet amerikane për të kontaktuar të gjithë të ndaluarit në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.

Jakob Kallenberger u tha gazetarëve në Gjenevë se Kryqi i Kuq ka vizituar shumë të ndaluar në bazën e Gjirit Guantanamo në Kubë, në Afganistan dhe në Irak. Ai thotë se grupi i tij ka kërkuar për dy vjet me radhë që të vizitojë të ndaluarit në pika sekrete.

Këshilltari ligjor i Departamentit amerikan të Shtetit, John Bellinger u tha gazetarëve dje se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë dhënë Kryqit të Kuq leje që të vizitojë të pandehurit, por nuk dha hollësi të tjera.

Muajin e kaluar media amerikane njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur njerëz në paraburgim në pika sekrete në Evropë. Një zëdhënës i grupit të të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, i tha një gazete polake në Varshavë se Polonia ishte ishte qendra kryesore për mbajtjen e të pandehurve për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG