Lidhje

25 vjetori i vrasjes së John Lennon


Kjo javë shënoi 25 vjetorin e vrasjes së ikonës së muzikës, ish Bitellsit, John Lennon. Është hera e parë që një intervistë e bërë me Lennon 35 vjet më parë nga themeluesi i revistës Rolling Stone, Jan Wenner, shikon dritën e medias vizive.

Intervista u zhvillua në 1970-tën...pak muaj pas shpërbërjes së grupit Bitëlls. John Lennon, i famshëm me këngën “All you need is love” ishte i mbushur me vrer.

Për Pol McCartnin...

Ai ishte shkaku kryesor që Bitellsat u ndanë. U lodhëm duke qënë prapavija e Paul.

Për këngëtarin e Rolling Stones, Mick Jagger.

Dua të radhis ato çfarë bëmë ne dhe çfarë bëri grupi Rolling Stones dy muaj pas çdo albumi dhe çdo veprimtarie....Mick Jagger na imitoi ne në të gjitha.

Biles edhe për tifozat e tij.

Më vjen keq që kam kënduar për ata që nuk kanë ndjenja dhe nuk dinë asgjë.

Editori dhe themeluesi i Rolling Stones zhvilloi intervistën.

Sapo qe larguar nga Bitells. Me zor duronte të ishte i lirë.. donte t’u mbushte mendjen se ishte artist serioz dhe kishte qëllime të tilla.

Lennon sapo kishte mbaruar disa muaj terapi për të çliruar emocionet dhe frikën e krijuar prej kohësh.

Njerëz si unë e kuptojnë gjeninë brenda vetes rreth moshës 10 vjeçare. E dija gjithmonë edhe pse askush nuk më zbuloi mua.

John Lennon u qëllua për vdekje jashtë ndërtesës ku jetonte në qytetin e Nju Jorkut. E shoqja, Yoko Ono, e cila ende jeton këtu, pat thënë se burri i saj asnjëherë nuk tregoi zgjuarsi apo takt gjatë intervistave. Por thotë ajo, humori, energjia dhe ëmbëlsia e tij shiheshin gjithmonë.

I kam kaluar të gjitha dhe nuk ka asgjë si një grua që e dashuron dhe të dashuron.

Kur e pyetën se si e shihte vetën kur të mbushte 64 vjeç, Lennon tha se shpresonte se ai dhe Ono të ishin një çift i shkëlqyer.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Artistika dhe zemërimi i tij të regjistruara në këtë intervistë u shuan këtë javë, 25 vjet më parë.

***

Jennifer Aniston ka filluar një proces gjyqësor kundër një fotografi. Ajo thotë se ai ka përdorur një kamera të fuqishme për të fotografuar atë të zhveshur në shtëpinë e saj.

***

Heather Locklear dhe burri i saj Richie po hedhin poshtë njoftimet e një tabloidi se martesa e tyre është në greminë. Përmes një deklerate, çifti thotë se e vërteta është se pas 11 vjetëve sëbashku, jemi përsëri të lumtur.

***

Ambjentalisti i njohur Leonardo DiCaprio po prodhon një dokumentar të quajtur 11th hour....rreth çështjeve të ambjentit i cili do të dalë në kinema vitin që vjen.

***

Adam Sandler dhe gruaja e tij po presin beben e parë në pranverë. Angela Basset është shtatëzënë me binjakë dhe Russel Crowe dhe gruaja e tij Danielle Spencer janë në pritje të bebes së dytë.

***

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë një hap më afër për tu bërë familje jashtë ekranit. Publicisti i Pitt ka konfirmuar se aktori është në procesin e adoptimit të dy fëmijëve të Angelina Jolit.

XS
SM
MD
LG