Lidhje

Dy brazilianë gjehen fajtorë për vrasjen e një murgeshe amerikane


Dy brazilianë u gjetën fajtorë nën akuzat për vrasjen e një murgeshe amerikane, e cila ka mbrojtur për dekata të drejtat e pronësisë së tokës për të ardhurit e varfër në rajonin e Amazonës.

Një juri në qytetin brazilian të Belemit gjeti fajtorë dje të pandehurit Rejfran das Neves Sales dhe Klodoaldo Karlos Batista nën akuzat për vrasjen e Motrës Dorothi Stang.

I pendehuri Sales, i cili e qëlloi murgeshën 6 herë me armë zjarri u dënua me 27 vjet burgim, kurse bashkëpunëtori i tij, Batista, me 17 vjet heqje lirie.

Vëllai 68 vjeçar i murgeshës tha se dënimet përfaqësojnë drejtësinë për motrën e tij dhe për të varfërit e rajonit të Amazonës.

Por, vëzhguesit thonë se prova e vërtetë do të jetë nëse Brazili do të gjykojë pronarët e fermave, për të cilët thuhet se paguan dy të pandehurt për të vrarë murgeshën 73 vjeçare. Akuza për financimin e vrasjes janë ngritur kundër tre personave.

Një komisioni i Senatit brazilian ka arritur në përfundimin se krimi ishte pjesë e një problemi më të gjerë dhe i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë një fushatë më të rreptë kundër vrasjeve të tilla.

XS
SM
MD
LG