Lidhje

Hagë: Gjenerali Gotovina nuk i pranon akuzat për krime lufte dhe kundër njerëzimit


Gjenerali kroat në pension Ante Gotovina, nuk i pranoi akuzat e ngritura kundër tij për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Gjenerali Gotovina nuk pranoi asnjë nga të shtatë akuzat që u paraqitën sot zyrtarisht kundër tij në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në Hagë. Gjykata e akuzon gjeneralin për rolin e tij në vdekjen e të paktën 150 serbëve gjatë ofensivës spastruese kroate në një rajon nën kontrollin serb në vitin 1995.

Gjenerali 50-vjeçar, i kërkuar që nga viti 2001, u arrestua të mërkurën në ishujt Kanarie të Spanjës. Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte po bën presion për arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar për krime lufte, serbët e Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Po sot, trupat e Natos në Bosnje kontrolluan shtëpinë e njërit prej përkrahësve të zotit Karaxhiç.

XS
SM
MD
LG