Lidhje

Irak: Klerikët suni bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 15 dhjetorit


Klerikët suni në Irak nxorën një urdhër fetar që u bën thirrje njerëzve të marrin pjesë në zgjedhjet e rëndësishme të së enjtes për parlamentin e vendit.

Urdhëri fetar, ose Fatva, ka mbështetjen e qindra klerikëve suni. Ajo shton shpresat se arabët suni do të votojnë në shifra shumë më të mëdha parlamentin e përkohshëm se sa në zgjedhjet e Janarit, kur ata i bojkotuan votimet në shumicën e tyre.

Disa grupe kryengritësish u kanë bërë thirrje përkrahësve të tyre që të mos sulmojnë qendrat e votimit. Por megjithë thirrjet, masat e sigurisë do të jetë të rrepta. Ndërkohë, Presidenti irakian, Xhalal Talebani tha se nuk do të kërkojë një mandat të dytë si president, pasi ky post është kryesisht ceremonial dhe nuk ka fuqi reale.

XS
SM
MD
LG