Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve: Kroacia në NATO


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një rezolutë që bën thirje për antarësimin e Kroacisë në NATO. Në rezolutën e miratuar mbrëmë, Dhoma e Përfaqësuesve thekson se Kroacia do të jepte një kontribut të rëndësishëm në Nato dhe duhet të ftohet të bëhet anëtare sa më parë që të jetë e mundur.

Dhoma shtoi se Kroacia duhet vlerësuar për përmirësimet e shënuara në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës. Rekomandimi i Shteteve të Bashkuara pason kapjen e gjeneralit kroat në pension Ante Gotovina.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë ka ngritur akuza ndaj gjeneralit për rolin e tij në vrasjen e të paktën 150 serbëve gjatë fushatës kroate në rajonin kroat të kontrolluar nga serbët në vitin 1995. ***

XS
SM
MD
LG