Lidhje

Xhon Daniloviç bëri betimin si drejtori i ri ekzekutiv i Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit


Xhon Daniloviç bëri betimin si drejtori i ri ekzekutiv i Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit, e cila synon të ulë nivelin e varfërisë në vende të varfëra përmes nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Në ceremoninë e sotme presidenti Bush tha se i kishte kërkuar zotit Daniloviç që gjatë muajve të ardhshëm të vinte në zbatim disa marrëveshje të reja me vendet në zhvillim.

Korporata ka aktualisht marrëveshje me Armeninë, Beninin, Kepin e Gjelbër, Gjeorgjinë, Hondurasin, Madagaskarin dhe Nikaraguan. Korporata u jep ndihma për zhvillim vendeve në nevojë që gjykohen se ndjekin praktika të qeverisjes së mirë dhe nxisin lirinë ekonomike. Ndihmat përdoren për projekte në bujqësi, arsim dhe për zhvillimin e sektorit privat.// lk

XS
SM
MD
LG