Lidhje

Liban: Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e ligjvënësit antisirian Gebran Tueni


Autoritetet libaneze arrestuan një shtetas sirian lidhur me vrasjen më 12 dhjetor të ligjvënësit antisirian dhe botuesit Gebran Tueni. Zyrtarët në Beirut thonë se një shef i policisë urdhëroi arrestimin e Abdel-Qadar-it pasi ai u morr në pyetje nga autoritetet.

Ato thanë se arrestimi u bazua në telefonatat me celularë që ai kishte bërë para dhe pas sulmeve me bombë në të cilat u vra zoti Tueni. Arrestimi i Abdel Qadarit është i pari në lidhje me vrasjen e zotit Tueni, që ishte njëri prej një serie sulmesh me bombë kundër gazetarëve dhe politikanëve me pikëpamje anti-siriane.

Libani u përpoq, por pa sukses, t’i përfshijë këto sulme në një hetim që po zhvillon OKB-ja lidhur me vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri. Kryetari i komisionit hetimor të OKB-së, Detlev Mehlis ka thënë se në vrasjen e zotit Hariri ishin implikuar edhe autoritetet siriane. Ai tha gjithashtu se mendon që ka lidhje mes vrasjes së zotit Hariri dhe të zotit Tueni. ***

XS
SM
MD
LG