Lidhje

Miliona myslimanë në Mekë për haxhillëkun e përvitshëm


Mbi 2 milion myslimanë janë mbledhur në rrethinat e qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të haxhillëkut. Pelegrinët e veshur me të bardha do ti drejtohen të hënën malit Arafat për lutjet.

Të martën, pelegrinët do të marrin pjesë në goditjen simbolike të djallit, duke hedhur gurë mbi tre kolonat. Ritualet janë shoqëruar në të kaluarën me dundje të mdëha që kanë çuar në vdekjen e shumë pelegrinëve. Para dy vjetësh 240 pelegrinë humbën jetën. Zyrtarët saudit kanë marrë masa këtë vit duke riorganizuar hyrjen me shpresën për të mënjanuar një tjetër tragjedi. Të enjten një hotel u shemb në Mekë duke vrarë 76 pelegrinë.

Gjatë lutjeve të përditshme myslimanët kthehen nga Meka dhe i përulen Zotit për të thënë lutjen e përditshme. Muhameti lindi në Mekë, rreth vitit 570. Kur ishte 40 vjeç, ai u vu në krye të popullit të tij duke u predikuar njerëzve se egzistonte vetëm një Zot.

Menjëherë pasi Muhamedi filloi të jepte mësimet e tij, ai u kërkoi njerëzve të fisit të tij që të hiqnin dorë nga praktikat e adhurimit të idhujve të ndryshëm dhe të studionin vështirësitë e krijimit të jetës, që mund të vinin vetëm nga Zoti. Por përballë sfidave dhe përndjekjeve, Muhamedi iku nga vendlindja e tij Meka, me disa pasues dhe shkoi në Medinë, rreth 320 kilometra në veri të Mekës. Udhëtimi i profetit të islamizmit në vitin 622 shënon fillimin e kalendarit mysliman dhe një periudhë që i ndryshoi rrënjësisht rrjedhat e historisë njerëzore.

Në Medina, jeta e Muhamedit lulëzoi. Tetë vjet pas largimit nga Meka, ai u kthye me triumf dhe u bë dëshmitar i heqjes së idhujve nga Kaba, shtëpia e Zotit. Sipas traditës myslimane, Kaba, u ndërtua nga Abrahami, si Shtëpia e Zotit. Në një qoshe është një gur i zi për të cilin myslimanët mendojnë se Zoti ia dhuroi Abrahamit si shpërblim për besnikërinë e tij. Guri përfaqëson lidhjen mes Zotit dhe njerëzve. Abrahami, shkruan Bruce Feiler, një autor i njohur, “është një figurë vendimtare për gjysmën e besimtarëve të botës. Myslimanët e përmendin atë në lutjet e përditshme, ashtu si edhe hebrenjtë. Ai shfaqet shpesh në liturgjitë e krishtera.

Historia më e mrekullueshme e jetës së Abrahamit: sakrifikimi i djalit të tij për Zotin, luan një rol të rëndësishëm në javën më të shenjtë të krishtërimit, Pashkën. Kjo histori përmendet gjithashtu edhe në fillim të festës së hebrenjve, Rosh Hashanah”. Për mbi 13 shekuj, myslimanët e gjithë botës e kanë pritur me padurim ditën e shkuarjes në Mekë, që sot ndodhet në Arabinë Saudite. Pelegrinët në Mekë e fillojnë udhëtimin e tyre shpirtëror, të zhveshur nga përkatësia klasore, pushteti, apon statusi. Ata i këndojnë një lutje Allahut, të quajtur Talbiyah. Pasi arrijnë në Kabë, pelegrinët fillojnë Tawafin, një ritual në të cilin ata rrotullohen shtatë herë rreth Kabasë. Pastaj ata bëjnë një udhëtim mes kodrave të Safës dhe Marwës, shtatë herë. Një udhëtim në Minah bëhet ditën e tetëm në Haxh.

Mëngjesin e ardhshëm, pelegrinët bëjnë një udhëtim në rrafshnaltën e Arafatit. Këtu myslimanët luten nga mesdita deri në perëndim të diellit pranë vendit ku Muhamedi lexoi fjalimin e tij të lamtumirës. Natën pelegrinët shkojnë të pushojnë në një vend të quajtur Muzdalifah. Pastaj ata kthehen në Minah për tri ditë ku ata hedhin gurë drejt tre shtyllave që përfaqësojnë Satanin. Një ecje e fundit përreth Kabasë dhe bërja kurban e gjësë së gjallë shënon fundin e Haxhillëkut.

XS
SM
MD
LG