Lidhje

Kryeministri izraelit Sharon fillon të dalë nga koma


Mjekët izraelitë thonë se kryeministri Ariel Sharon filloi të lëvizë krahun dhe këmbën e djathtë, ndërkohë që ata po e nxjerrin gradualisht nga koma e stimuluar.

Dr. Shlomo Mor Yozef u tha gazetarëve në spitalin Hadasa të Jeruzalemit se lëvizjet e zotit Sharon u shtuan gjithnjë e më shumë kur mjekët i pakësuan dozën e anestezisë.

Por ai shtoi se zoti Sharon vazhdon të jetë nën ndikimin e anestezisë dhe në gjendje të rëndë.

Mjekët e mbanin zotin Sharon në gjendje të thellë të mungesës së vetëdijes që nga e mërkura kur ai pësoi hemoragji cerebrale.

Mjekët thonë se po e mbajnë nën vëzhgim gjendjen e zotit Sharon dhe se është tepër herët për të folur për funksionet e tij të trurit.

Ata kanë thënë se shanset e 77-vjeçarit Sharon për të mbijetuar janë të mira, por ndoshta ai nuk do të jetë më në gjendje ta vazhdojë punën si kryeministër.

XS
SM
MD
LG