Lidhje

Irani kërcënon të ndërpresë bashkëpunimin me OKB-në se çështja i kalohet Këshillit të Sigurimit


Irani tha se do të ndërpresë çdo bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike në se çështja e Teheranit i kalohet Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme.

Ministri i jashtëm iranian Manoucher Motaki tha sot se vendet evropiane do të humbasin të drejtën e tyre për të mbikqyrur programin bërthamor të Iranit. Ai tha se Teherani do të ndërmarrë veprime të tilla në përputhje me ligjet e vendit.

Deklarata e ministrit të jashtëm pason thirrjet nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara për masa nga ana e Këshillit të Sigurimit pas vendimit të Teheranit për të rifilluar kërkimet për karburant bërthamor. Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw tha sot se mbi Iranin mund të vendosen sanksione. Megjithatë, zyrtarët francezë dhe gjermanë thanë se është shpejt për të vendosur sanksione.

Ndërkohë Rusia i bëri thirrje Iranit të rifillojë moratoriumin e saj për aktivitete bërthamore dhe të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. //rd//

XS
SM
MD
LG