Lidhje

Ligjvënësit amerikanë shprehin mbështetjen për sanksione ndërkombëtare ndaj Iranit


Ligjvënësit amerikanë shprehën mbështetjen për sanksione ndërkombëtare kundër Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor, edhe nëse masa të tilla çojnë në rritjen e çmimeve të naftës.

Senatorë demokratë dhe republikanë thanë dje në intervista televizive se i mbështesin sanksionet dhe ndërhyrjen ushtarake si zgjidhje të fundit për të mos lejuar Iranin të pajiset me armë bërthamore.

Senatorët theksuan se goditjet ushtarake nuk janë një alternativë tani për tani, por nuk mund të përjashtohet mundësia e tyre në të ardhmen.

Irani këmbëngul se ka të drejtën të ketë teknologji bërthamore dhe se nuk është i interesuar të ketë armë bërthamore.//kk//

XS
SM
MD
LG