Lidhje

BE-ja hedh poshtë akuzat e grupit Human Rights Watch


Bashkimi Evropian hodhi poshtë akuzat e grupit Human Rights Watch se nuk u ka kushtuar vëmendje shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë dhe Rusi me qëllim që të sigurojë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër terrorizmit.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian, organi ekzekutiv i bllokut, tha dje se BE-ja është e angazhuar për të drejtat e njeriut.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian vazhdon t’i bëjë trysni Kinës të përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut, duke vënë në dukje vazhdimin e embargos së armëve ndaj Pekinit.

Zëdhënësja cilësoi si thjesht të pavërtetë edhe akuzën se Bashkimi Evropian i shmanget ngritjes së shqetësimeve rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Rusi.

Në raportin vjetor të grupit Human Rights Watch thuhet se Bashkimi Evropian i kalon në plan të dytë të drejtat e njeriut në marrëdhëniet me vendet, të cilat ai i shikon si të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG