Lidhje

Kryeministri italian Berlusconi kërkon shtyrjen e shpërndarjes së parlamentit


Kryeministri italian Silvio Berlusconi kërkoi shtyrjen e shpërndarjes së parlamentit, që do t’i jepte mundësi qeverisë së tij për të miratuar disa ligje shtesë.

Megjithatë kritikët e tij thonë se synimi i vërtetë i zotit Berlusconi është që të krijojë më shumë mundësi për të dalë në radio dhe televizion për fushatë politike. Kur parlamenti shpërndahet, mjetet italiane të informimit duhet t’u caktojnë të njëjtën hapësirë të gjitha partive konkurrente. Parlamenti pritet të shpërndahet më 29 janar.

Sondazhet e fundit tregojnë se votuesit preferojnë opozitën e qendrës së majtë të drejtuar nga Romano Prodi, me një diferencë prej 6 për qind. //rd//

XS
SM
MD
LG