Lidhje

Presidenti Bush tha se mbështet planin e Moskës për pasurimin e uraniumit në Rusi


Presidenti Bush tha se mbështet planin e Moskës për të pasuruar uraniumin për Iranin në Rusi dhe për të kthyer mbeturinat në Rusi.

Presidenti tha dje në një konferencë shtypi se ky ishte plan i mirë. Ai tha se mendon që iranianët duhet të kenë një program bërthamor civil. Por, ai theksoi se qeveritë jotransparente që kërcënojnë sigurinë botërore nuk duhen lejuar të zotërojnë teknologji të nevojshme për prodhimin e armëve bërthamore.

Po dje, një zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze tha se edhe qeveria e tij e përshëndet propozimin rus. Kreu i Agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore, Muhamed El Baradei, tha se ky plan mund të çojë në zgjidhjen e krizës bërthamore me Iranin.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kërkojnë që çështja e Iranit t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

XS
SM
MD
LG