Lidhje

SHBA: Fjalimi mbi gjendjen e vendit - traditë e presidencës amerikane


Presidenti Bush do të mbajë fjalimin vjetor për gjendjen e vendit më 31 janar, në një sesion të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, në praninë e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, zyrtarëve të tjerë të qeverisë dhe popullit amerikan që e ndjek atë në televizion. Në vazhdim një vështrim mbi historinë dhe rëndësinë e kësaj tradite politike.

Fjalimi i Presidentit Bush në të dyja dhomat e Kongresit është pjesë e traditës në marrëdhëniet mes degëve ekzekutive dhe legjislative të qeverisë amerikane. Në bazë të Kushtetutës amerikane, presidenti duhet të komunikojë herë pas here me Kongresin për gjendjen e vendit dhe për çështje të tjera që ai i konsideron të nevojshme dhe të rëndësishme.

Kushtetuta nuk përmban udhëzime të tjera, por mesazhi presidencial tashmë i njohur si Fjalimi për Gjendjen e Vendit është kthyer në një ritual politik. Tradita filloi me presidentin e parë amerikan, Xhorxh Uashington, që paraqitej vetë para Kongresit për të dhënë mesazhin vjetor. Por kjo praktikë ndryshoi me presidentin e tretë, Thomas Jefferson.

Profesori i Universitetit Amerikan, Alen Litman, shpjegon se Jeffersoni mendonte se paraqitja në Kongres ishte tepër mbretërore. “Në 1801, Jeffersoni vendosi që të mos shkonte personalisht para Kongresit, por do të dërgonte një mesazh të shkruar, traditë që vazhdoi me gjithë presidentët e tjerë, deri kur një tjetër udhëheqës i madh doli në skenën politike, Woodrow Wilsoni”.

Presidenti Wilson mbajti fjalimin pra Kongresit në vitin 1913 për të parqitur propozimet e tij për rregullat e ekonomisë. Presidenti tjetër që shkoi vetë në Kongres ishte Franklin D. Roosevelt, fjalimi i të cilit ishte i pari që u transmetua në radio. “Zoti Kryetar, anëtarë të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve”.

Stiven Uejn është ekspert i presidencën në Universitetin Georgetown në Uashington “Fjalimi për gjendjen e vendit është bërë një praktikë nëpërmjet të cilës presidenti përcakton përparësitë për Kongresin dhe i shpjegon popullit amerikan arritjet dhe shpresat e tij për të ardhmen. Kjo është pjesë e traditës tonë politike. Kjo është një traditë ceremoniale që zakonisht i shërben presidentit”.

Në fakt, Abraham Linkolni shfrytëzoi fjalimin e tij në vitin 1862 për t’i dhënë goditjen e parë skllavërisë, duke thënë se pa skllavërinë nuk do të kishte patur luftë civile në Amerikë. Billi i të drejtave ekonomike të Franklin D. Ruzveltit u shpall në një prej fjalimeve të tij për gjendjen e vendit. Heri Trumani shkoi para Kongresit për të shpallur programine tij, Marrëveshja e Drejtë. Ndërsa në vitet 60-të Lyndon Johnson-i propozoi ligje të reja për të drejtat civile dhe një plan për çrrënjosjen e varfërisë.

Në fjalimin e këtij viti, Presidenti Bush do të përpiqet të rigjallërojë platformën e tij të mandatit të dytë pas një viti të vështirë për të, siç ishte 2005, i karakterizuar nga pakënaqësia për luftën kundër terrorit, për përgjegjen e së qeverisë ndaj Uraganit Katrina, për incidentin e një këshilltari të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe skandalit në të cilin u përfshinë udhëheqës të Partisë së tij Republikane. Të gjitha këto bënë që përqindja e miratimit nga publiku për presidencën e tij të ishte e ulët. //ad//

XS
SM
MD
LG