Lidhje

Irani pranon propozimin e Moskës për pasurim uraniumi në Rusi


Irani thotë se ka rënë dakord me Rusinë për të rritur numrin e vendeve që do të përfshihen në planin i cili i ofron Teheranit mundësi të kryejë veprimtari bërthamore në Rusi.

Në komentet për shtypin sot në Teheran, ministri i jashtëm iranian Manouchehr Mottaki tha se vazhdon rishikimi i qendrave të mundshme për pasurimin e uraniumit. Ideja e Moskës për të lejuar Iranin të pasurojë uranium në Rusi, ku kjo veprimtari mund të vëzhgohet me vëmendje, shihet si një rrugëdalje nga kriza lidhur me ambicjet bërthamore të Teheranit.

Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Bashkimi Evropian e mbështesin këtë propozim. Ndërkaq, shefi i Gardës Revolucionare të Iranit tha sot se vendi i tij do të përdorë raketa balistike për t’u vetmbrojtur në rast të një sulmi.

Presidenti Bush tha në një intervistë për rrjetin televiziv CBS se ka lënë të hapura të gjitha opsionet për t’u marrë me Iranin, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. Por ai shtoi se kjo do të jetë alternativa e fundit. //ad//

XS
SM
MD
LG