Lidhje

Një anije egjiptiane me 1 mijë e 300 udhëtarë fundoset në Detin e Kuq


Zyrtarët thonë se 185 persona janë shpëtuar dhe dhjetra trupa viktimash janë nxjerrë pas fundosjes së një trageti në Detin e Kuq. Në traget kishte 1 mijë e 300 udhëtarë, shumica nga Egjipti.

Autoritetet thonë se anija u zhduk nga radarët mbrëmë vonë, pak pas nisjes nga porti i Dubahit më Arabinë Saudite. Trageti duhej të kishte mbërritur sot në mëngjes në një port të Egjiptit. Katër anije egjiptiane ndodhen në vendin e ngjarjes.

Flota e 5-të amerikane me bazë në Bahrein dërgoi aeroplanë patrullues për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe gjetjes së trupave. Një anije luftarake britanike që ndodhej aty pranë ofroi ndihmë për të shkuar në vendin e ngjarjes, por autoritetet egjiptiane i thanë se nuk ishte e nevojshme. Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit. Zyrtarët thonë se mund të kenë ndikuar moti i keq dhe deti tepër i trazuar.//lk

XS
SM
MD
LG