Lidhje

Presidenti Bush paraqet projekt-buxhetin prej 2.7 trilionë dollarë për vitin 2007


Presidenti Bush i paraqet nesër Kongresit projekt-buxhetin prej 2.7 trilionë dollarë për vitin 2007. Në projekt-buxhet kërkohet një rritje e fondeve për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare dhe pakësim i tyre për shumë programe civile.

Presidenti Bush ka kërkuar 120 miliardë dollarë shtesë për luftrat në Irak dhe Afganistan. Nëse projekti miratohet, buxheti i Departamentit të Mbrojtjes do të rritej me pesë për qind.

Buxhetet për departamentet e Arsimit, Tregëtisë, Energjisë dhe të Brendshëm do të mbeten të pandryshuar, ose do të ulen disi. Presidenti do që të eliminojë, ose shkurtojë mbi 140 programe për të kursyer rreth 14 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.//ad//

XS
SM
MD
LG